Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Selahi: E njoh shumë mirë futbollin kroat, do shkëlqej me Rijekan

10:05 / July 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selahii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lindon Selahi ishte pa një ekip prej javësh pas ndarjes me Twente. Ditën e djeshme ai u zyrtarizua te Rijeka në Kroaci, ku do përpiqet të ristartojë dhe të gjejë më shumë hapësira. Pas firmës ai ka thënë fjalët e para si lojtar i Rijekës.

“Sot vizitova stadiumin, gjithçka duket shumë bukur, fusha është me të vërtetë fantastike dhe mezi pres të luaj para tifozëve të Rijekës. E di që Rijeka ka një histori të gjatë, vitet e fundit ka pasur sukses të madh në garat evropiane dhe jam i lumtur që jam këtu.

Unë jam me origjinë nga Ballkani, kështu që di shumë për futbollin kroat. Thjesht shikoni ekipin kombëtar kroat të futbollit, i cili luajti në finalen e Kupës së Botës dhe lojtarë me famë botërore. Kam luajtur me Duje Cop (luan te Dinamo Zagreb) tek Standard Liege kështu që do të takohemi sërish.

Ndihem më mirë në pjesën e përparme të mesfushës, më pëlqen t’i bëj presion kundërshtarit, ndihem mirë kur kam topin në këmbë, besoj se mund të kontribuoj përpara me asistimet e mia. Duke parë këtë fushë të shkëlqyer, besoj se mund të bëj ndeshje të mira me fanellën e Rijekës. Kam luajtur në tek Standard Liege, ku kam bërë dhe debutimin tim me të rinjtë.

Më pas kam luajtur për Anderlecht dhe më pas te Twente, ku luajta mbi 40 ndeshje dhe vitin e kaluar në pjesën e dytë të sezonit isha i huazuar te Willem II. Kam luajtur 16 ndeshje, arritëm të siguronim qëndrimin mes më të mirëve dhe ishte sukses i madh. Që sot e tutje, jam i përqendruar vetëm tek Rijeka”, tregon Selahi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.