Selia e Partisë Demokratike është kthyer në gjendjen që ishte para protestës së 8 janarit duke u zhveshur dyer dhe dritare të blinduara të vëna me urdhër të ish-kryetarit të saj, Lulzim Basha.
Puna për shndërrimin e selisë blu në gjendjen fillestare ka nisur që prej disa ditësh, ku është punuar me orë të zgjatura për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.
Heqja e “blindave” nga PD, ka ardhur pasi Gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD duke pranuar kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ndërkaq, në PD kanë nisur negociatat për të bashkuar grupet mes deputetëve që më parë u rreshtuan krah Bashës dhe grupit të Rithemelimit.



