Luke Perry, i njohur si Dylani i famshëm i ‘Beverly Hills 90210’, ka vdekur, sot pasdite në Los Angeles, bën të ditur Tmz. Ai ishte një nga aktorët më të adhuruar nga vajzat në vitet 1990.
Prej të enjtes së shkuar aktori ishte shtruar në spital pas një hemorragjie cerebrale të rëndë që i mori jetën, pikërisht ditën e sotme. Perry ishte 52 vjeç.
Aktori nuk ka arritur t’i mbijetojë një hemorragjie cerebrale në tru që e goditi disa ditë më parë në shtëpinë e tij në Californi.
I shtruar në spitalin Burbank, pranë tij kanë qëndruar e fejuara, ish bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit. Pavarësisht se para disa ditësh ishte njoftuar një reboot i 90210, Perry nuk kishte firmosur për të qenë pjesë e kastit.