Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sëmuret papritur gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj, shtyhet vettingu për 17 qershor

20:38 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpresa becaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtyhet për 17 qershor seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, sot gjyqtare e Apelit Tiranë. Beçaj pritej të dilte para vettingut më 3 qershor ditën e nesërme, por që është shtyrë pasi ka çuar një raport mjekësor. Njoftimin e ka dhënë vetë KPK, ku njofton se takimi i ardhshëm do të mbahet më 17 qershor në orën 10:00.

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj pritet të vlerësohet nga KPK për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Emri i saj u përmend në një kontekst komprometues nga Ilir Meta në videoskandalin në zyrën e Dritan Priftit, publikuar në vitin 2011, duke tronditur opinionin publik dhe bërë bujë edhe në arenën ndërkombëtare. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm në qeverinë e Sali Berishës, ndërsa Prifti ministër Ekonomie, i propozuar nga Meta. Duke folur për pazare koncesionesh, emërimesh dhe interesash të ndryshëm, Meta i thotë Priftit se i ka punën mirë me Shpresa Beçajn, pasi i ka emëruar vajzën si diplomate në Austri.

Shpresa Beçaj ishte pjesë e një trupe gjykuese në Apel, e cila la në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës për lobimin rus. Dy anëtarët e tjerë ishin Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa. Treshja ‘vulosi’ dosjen e lobimit, duke pushuar akuzën ndaj Lulzim Bashës, lidhur me pretendimet e prokurorisë për falsifikimin e dokumenteve në rastin e mosdeklarimit të 675 mijë dollarëve që kompania amerikane Muzin Capitol Partners kishte pohuar se kishte marrë për aktivitetet në favor të Partisë Demokratike.

Shpresa Becaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.