Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve

09:25 / June 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ezgif 4 36ed620ad0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senati amerikan miratoi një projekt-ligj për kontrollin e armëve, një ndër legjislacionet më të rëndësishme mbi armët e zjarrit në gati 30 vjet. Pesëmbëdhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve në dhomën e sipërme të Kongresit për të miratuar masën me 65 vota pro dhe 33 kundër. Votimi pason ngjarjet tragjike të muajit të kaluar ku u regjistruan të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, që la 31 persona të vdekur. Projektligji tani do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve përpara se Presidenti Biden ta nënshkruajë atë. Kjo pritet të ndodhë brenda ditëve të ardhshme.

Edhe pse mjaft domethënëse, propozimet janë shumë larg asaj që kanë kërkuar shumë demokratë dhe aktivistë që kundërshtojnë shitjen e armëve në SHBA. “Ky ligj do të ndihmojë në mbrojtjen e amerikanëve”,-tha presidenti Joe Biden në një deklaratë menjëherë pas votimit në Senat. “Fëmijët në shkolla dhe komunitete do të jenë më të sigurt falë këtij ligji”.

‘Projekt-ligji Bipartizan për Komunitetet e Sigurta’, i cili u mbështet nga të 50 senatorët demokratë dhe 15 republikanë, përfshin kontrolle të zgjeruara për blerësit nën moshën 21 vjeç, 11 miliardë dollarë financime për shëndetin mendor dhe 2 miliardë dollarë për programet e sigurisë në shkolla.

Ai gjithashtu siguron fonde për të nxitur shtetet që të implementojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim. “Sonte, Senati i Shteteve të Bashkuara po bën diçka që shumë besonin se ishte e pamundur edhe disa javë më parë: ne po miratojmë projektligjin e parë të rëndësishëm të sigurisë së armëve në gati 30 vjet,” tha kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer pas miratimit të legjislacionit.

Homologu i tij republikan Mitch McConnell tha se legjislacioni do ta bënte Amerikën më të sigurt “pa e bërë vendin tonë më pak të lirë”. “Kjo është një paketë ligjore e arsyeshme. Dispozitat e saj janë shumë, shumë të njohura. Ai përmban zero kufizime të reja, zero periudha të reja pritjeje, zero mandate dhe zero ndalime të çdo lloji për pronarët e armëve që i binden ligjit“.

Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit dhe shumë republikanë në të dy dhomat e Kongresit e kundërshtuan projektligjin, por ai mbështetet fuqishëm nga grupet e interesit që punojnë në polici, nga shoqatat që trajtojnë dhunën në familje dhe sëmundjet mendore. Grupi mbi sigurinë e armëve “March For Our Lives”, i themeluar nga të mbijetuarit e të atentateve në shkollën Parkland të vitit 2018-të në Florida, mirëpriti avancimin e projektligjit.

SHBA-ja ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit ndër kombet e zhvilluara të botës. Më shumë se 20,900 njerëz janë vrarë me armë në SHBA këtë vit, duke përfshirë vrasjen dhe vetëvrasjen. /REL/

senati amerikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.