Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senati francez aprovon një projektligj që e bën abortin të drejtë kushtetuese

22:17 / February 28, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
senati francez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senati i Francës e ka miratuar të mërkurën një projektligj për ta futur në Kushtetutë të drejtën e grave për të kryer abort.

Vendimi i së mërkurës vjen pasi dhoma e ulët, Asambleja Kombëtare, e aprovoi këtë projektligj në janar.

Projektligji tani do të dalë para ligjvënësve në një seancë të përbashkët në Parlamentin francez dhe pritet të miratohet nga shumica javën e ardhshme.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha pas votimit se Qeveria e tij është e përkushtuar “ta bëjë të pakthyeshme të drejtën e grave për të abortuar duke e mishëruar atë në Kushtetutë”.

Ai tha në rrjetin social X se do ta thërrasë një seancë të përbashkët të Parlamentit për votimin përfundimtar të këtij projektligji të hënën.

Qeveria e Macronit dëshiron që artikulli 34 i Kushtetutës të ndryshohet për të specifikuar se “ligji përcakton kushtet përmes të cilave ushtrohet liria e grave për të qenë në gjendje të kryejnë abort, e cila është e garantuar”.

Asnjëra prej partive të mëdha politike në Francë, të cilat përfaqësohen në Parlamenti, nuk e ka vënë në dyshim të drejtën për abort, e cila nga viti 1975 nuk cilësohet krim.

aborti projektligj senati francez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.