Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Senati u mblodh për dorëheqjen e Mynyr Konit? Dhori Kule jep detajet e mbledhjes

19:06 / January 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhori Kule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në një prononcim për “Balkanweb” dekani i fakulteti Ekonomik, anëtar i Senatit Akademik, profesor Dhori Kule ka zbardhur atë çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Senatit.

Ai ka mohuar zërat se senati ka kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ka theksuar se me unanimitet është miratuar raporti i grupit të punës për aktet e qeverisë në paktin për Universitetin.

“Senati nuk u mblodh as për të hequr Mynyr Konin as për të diskutuar për të. Sot senati u mblodh për të analizuar detyrën që i kishte dhënë në mbledhjen e datës 14, grupit të punës për të verifikuar aktet që kanë dalë në lidhje me paktin për universitetin dhe grupi i punës kishte përgatitur një material, i cili u miratua nga senati.

Pra, për shumë nga ato akte grupi i punës thoshte se janë të paligjshme, antikushtetuese. Gjithë relacionin që bëri grupi i punës, senati e miratoi. Por senati tha të shohim edhe elementë të tjerë të akteve që kanë dalë dhe pas një jave grupi i punës të shprehet dhe për ato akte që nuk janë parë. Ne i kërkuam të shohin dhe njëherë nëse kanë probleme. Për shumicën e akteve grupi  i punës tha se duhen anuluar, janë të paligjshme”, deklaroi Kule për “BalkanËeb”.

Ai nënvizoi se i gjithë raporti i grupit të punës u miratua pa asnjë kundërshtim  nga Senati duke sqaruar se senati ka kërkuar një rishqyrtim të disa akteve të tjera të paktit për Universitetin për të cilat do të sjellë një raport përfundimtar në një mbledhje që pritet të zhvillohet pas një jave.

“Por u tha të plotësohet për aktet që nuk ishin shprehur. Senati kërkoi që pas një jave të mblidhet sërish për një raport përfundimtar. Ata ishin shprehur për 5-6 VKM dhe thoshin se janë të paligjshme, antikushtetuese. Fryma e senatit ishte që VKM-të e paktit që janë të pakonsultuara dhe të paanalizuara nga grupi i punës të rishikohen. Senati miratoi me unanimitet raportin e grupit të punës”, tha dekani Kule.

Lidhur me dorëheqjen e kërkuar për rektorin Koni, profesor Kule tha se senati nuk është marrë fare me këtë gjë, pasi ka një procedurë ligjore.

“E kërkuan studentët që erdhën. Senati Akademik nuk u mor fare me dorëheqjen e Konit sepse ka një procedurë ligjore. Nuk ka qenë qëndrim i senatit problemi i Mynyr Konit. U mblodh për një problem të madh të universitetit dhe miratoi qëndrimin e grupit të punës”, u shpreh Kule.

dhori kule
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

20:39 / June 11, 2026

Pas dy vitesh në krye, Tonin Gjuraj jep dorëheqjen e parakohshme si rektor i Universitetit të Shkodrës

19:59 / June 11, 2026

Operacioni “Trajektorja”/ Kapet 1 kg heroinë e trafikuar nga Maqedonia e Veriut, arrestohen dy persona

13:20 / June 11, 2026

BE vlerëson progresin e Shqipërisë në zbatimin e IPA dhe Planit të Rritjes

12:45 / June 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.