Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Senatorët, letër Bidenit: Tensionet në Kosovë rrezikojnë paqen në rajon

21:12 / June 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongresi amerikan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grup senatorësh amerikanë i kërkuan me anë të një letre presidentit Biden që të ushtrojë të gjithë presionin e tij diplomatik për të qetësuar situatën në veri të Kosovës, ndërsa i shprehën shqetësimin për veprimet e dy vendeve, në veçanti për ato të Kosovës. Ata paralajmëruan se edhe Kongresi mund të ndërmarrë hapat e tij, duke ndryshuar mbështetjen për dy vendet.

“Ne ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të sinqertë në lidhje me përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, ku dhuna e fundit serbe kundër Forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Që nga ato sulme, ne jemi të alarmuar nga vendimet e marra nga të dyja qeveritë e Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të përshkallëzojnë dhe jo të de-përshkallëzojnë tensionet. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të de-përshkallëzuar krizën, por këto përpjekje nuk janë reciproke nga Kosova në veçanti. Si pasojë, ne jemi të përgatitur të konsiderojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”.

Tetë senatorët firmëtarë të letrës thonë se ky tension po rrezikon jo vetëm perspektiven e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe paqen e rajonit.

“Ne jemi të tronditur nga veprimet e fundit të ndërmarra nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për të rrezikuar perspektivat për normalizim duke marrë vendime provokuese që kërcënojnë të minojnë perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kjo përfshin arrestimet e fundit të tre oficerëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet serbe më 14 qershor. Vendimi i serbëve të Kosovës që refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale komunale dhe veprimet e qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale përmes hyrjes së dhunshme ka rezultuar në një përshkallëzim dramatik të tensioneve dhe dhunën që kërcënon tani paqen e brishtë në rajon”.

Senatorët shprehin shqetësimin se përkeqësimi i situatës mund të përcaktojë fatin e marrëdhënie të SHBA me Kosovën dhe Serbinë në të ardhmen.

“Ne nuk e shohim këtë episod të fundit tensionesh si një shmangie të përkohshme në marrëdhëniet dypalëshe; ne e shohim këtë si një moment përcaktues në trajektoren e marrëdhënieve tona me të dy vendet. Nëse blloqet themelore të ndërtimit të marrëdhënies nuk janë të ndërsjella, ne ju nxisim të merrni parasysh hapa të mëtejshëm për të kufizuar ato marrëdhënie siç kemi përshkruar më sipër”.

Senatorët thonë se mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, i cili përfshin: tërheqjen e kryetarëve të mbetur nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës: pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të demonstratave publike, shpalljen e zgjedhjeve të reja në komuna me angazhimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.