Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Serat shpëtojnë Roskovecin, fermerët shtojnë prodhimin me perime

12:20 / December 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4634
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa shumë fermerë ankohen se nuk arrijnë të shesin prodhimet e tyre dhe shpesh detyrohen t’i hedhin, duke pësuar humbje të konsiderueshme, bashkëshortët Ajet dhe Lumturi Ruko nga fshati Suk i Roskovecit kanë gjetur një model suksesi përmes prodhimit të perimeve bio.

Ata kultivojnë speca dhe domate në një sipërfaqe prej një dynym, duke përdorur vetëm pleh organik dhe metoda natyrore për luftimin e insekteve të dëmshme, përmes insekteve të dobishme dhe kurtheve me feromone.

“Kryesisht kultivojmë speca dhe domate dhe përpiqemi që prodhimi të jetë bio. Përdorim vetëm pleh organik dhe luftojmë insektet me metoda natyrale dhe kurthe feromonike.”, shprehet Ahet Ruko.

Puna në sera kryhet familjarisht, me shumë përkushtim, por sipas çiftit Ruko, lodhja shpërblehet kur prodhimi shitet me çmim të mirë.

“Punojmë si familje. Puna është e lodhshme, por kur shohim rezultatin dhe prodhimin e mirë, lodhja harrohet. Sivjet kemi pasur prodhim të mbarë dhe çmim të mirë, jemi vërtet të kënaqur.”, thotë Lumturie Ruko.

Në një serë prej një dynym, të ngritur që në vitin 2013, fermerët kultivojnë kryesisht domate, tranguj dhe speca. Prodhimi arrin deri në 17 tonë në një sezon, i cili shitet si në tregun vendas ashtu edhe në atë të huaj. Megjithëse rezultatet janë pozitive, fermerët kërkojnë mbështetje më të madhe nga shteti, veçanërisht në infrastrukturë dhe në skemat e subvencionimit, pasi thonë se, pavarësisht sasisë së konsiderueshme të prodhimit, nuk kanë arritur të përfitojnë nga subvencionet.

fermerët mundi Puna roskovec serat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.