Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala e ka konsideruar një ofendim për shqiptarët, vendosjen e këngëve të serbes, Ceca, emri i vërtetë i së cilës është Svjetllana Raznatoviç, dhe është bashkëshortja e kriminelit Arkan.
Në një postim në rrjetet sociale, Buzhala ka postuar një vide nga Gjiri i Llaëzit, ku sipas tij, turistët serbë po dëgjojnë këngë serbe me volum të lartë. Ai shton me humor se diskun e këngëve mund t’ia ketë dhënë vetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Statusi i plotë:
Gjiri i Lalezit Pse bre kane nevoje me u nenshtru para 100 turistave prej Serbise, edhe me i ofendu qindra mijera turiste te Kosoves? Vec po du me e dite pse? Pse Ceca e jo Shkurte Fejza? Ka mundesi more qe s’jemi vllazen? Po get Vucici ia kish dhane Rames CD’ne ne Shkup. I kish thane nese m’ki dost shko leshoje dikund ne deti…