Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbët marshime në rrugët e Beogradit, thirrje kundër NATO-s dhe shqiptarëve

21:39 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet nga Veriu në Kosovë, janë parë edhe në rrugët e Beogradit. Në Serbi këtë mbrëmje janë organizuar marshime nëpër rrugë në mbështetje të veprimeve për barrikadat e vendosura. Qindra serbë me ofendime dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve kanë zhvilluar një protestë pranë Kishës së Shën Savës në Beograd. Në thirrjet e turmës janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha këtë të hënë se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë. Gjermania është kundër. Ministrja e Jashtme gjermane, thotë se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën. Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar. Kurse deputetët në Holandë janë bërë bashkë, dhe dënonojnë sjelljen e Serbisë në veriun e Kosovës. Parlamenti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023. Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për të projektit në Porto Romanos, përshëndeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i është drejtuar Moskës për ndihmë për të ulur tensionin në Kosovë. Për të Moska qëndron për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës në kontekstin e një përshkallëzimi tjetër të situatës në rajon.

Veriu i Kosovës është i bllokuar nga qytetarët serbë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë, pasi ka ende barrikada.

beograd Protesta SERBET
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.