Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbët në Zubin Potok dalin dhe protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare

15:34 / September 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zubin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie për shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e komunës së Zubin Potokut. Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj.

Lideri i ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë se ka ardhur sot në mbështetje të qytetarëve të kësaj ane, të cilët po protestojnë kundër përdhosjes së shenjtoreve nëpër fshatrat e Zubin Potokut. ”Sot kemi ardhur në mbështetje të qytetarëve të cilët kanë shprehur pakënaqësinë përmes lutjeve në lidhje me përdhosjen e shenjtoreve në tri fshatra të Megjugorës. Nuk do ta akuzojmë askënd, por kjo është një shenjë që tregon se duhet me kohë të intervenohet”, tha Arsenijeviq.

Ai nuk ka akuzuar askënd, duke thënë se ngjarjet e tilla duhet të jenë alarm për Bashkësinë Ndërkombëtare, por edhe institucionet e Kosovës. Sipas tij, kjo protestë në një formë është edhe presion ndaj organeve policore, për të cilët tha se rastet e tilla duhet t’i ndriçojnë sa më parë.

Vesna Radiq thotë se protesta e mbajtur është kundër përdhosjes së shenjtoreve dhe nuk ka të bëjë me policinë. Protesta e cila bllokoi vetëm një korsi të magjistrales Zubin Potok – Bërnjak, ka zgjatur rreth 40 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa është vëzhguar nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ishin në numër më të madh se rëndom. /KosovaPress/

serbe Zubin Potokut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.