Protestues të zemëruar u përleshën me policinë në Beograd të shtunën, ndërsa tensionet u rritën më tej pas disa ditësh demonstratash të dhunshme.
Protestuesit thone se nuk do te ndalen pa u rrezuar qeveria dhe derisa presidenti Vucic te therrase zgjedhje te reja. Por Vuçiç, ka refuzuar kërkesën e protestuesve për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Vuçiç i ka akuzuar protestuesit se kanë ndjekur urdhra nga jashtë për të “shkatërruar Serbinë” dhe premtoi një goditje ndaj lëvizjes mbarëkombëtare të udhëhequr nga studentët e universitetit.
Në Valjevo, qytet rreth 100 kilometra larg Beogradit, një grup të rinjsh hodhën fishekzjarrë në zyrat e Partisë Progresive Serbe, duke brohoritur slogane kundër Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Ata i vunë flakën zyrave të partisë përpara se të përlesheshin me policinë në një zonë në qendër të qytetit.
Policia hodhi disa herë gaz lotsjellës dhe u sul drejt demonstruesve, të cilët hodhën gurë dhe molotov drejt tyre.
Ne Beograd, Policia vendosi automjete të blinduara në disa pjesë të kryeqytetit.
Përleshjet midis policisë dhe besnikëve të presidentit Aleksandar Vuçiç nga njëra anë dhe protestuesve antiqeveritarë nga ana tjetër kanë lënë dhjetëra të plagosur e të arrestuar.
Disa postime në mediat sociale këtë javë tregojnë policë të armatosur duke i rrahur demostruesit me shkopinj përpara se t’u vinin prangat. Dhunes nuk I kane shpetuar as gratë dhe të rinjtë.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka mohuar qe policia te kete perdorur forcë të tepruar, duke fajësuar demonstruesit për sulm ndaj oficerëve te policise.
Serbia është përfshirë nga protestat që nga nëntori I kaluar, kur shembja e nje structure të stacionit të trenit ne Novi Sad vrau 16 persona. Shumë njerez fajesuan për tragjedinë punën e dobët te kryer, si pasojë e korrupsionit në projektet e infrastrukturës. Protestat e udhëhequra nga studentët kishin qenë kryesisht paqësore për muaj të tërë, por u shndërruan në të dhunshme javët e fundit.
