Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbi që do shqiptarët/ I riu nga Beogradi flet shqip dhe mban flamurin kuq e zi

15:44 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tomislav Perusic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat kosovare e quajnë “serbi që dashuron Kosovën dhe popullin shqiptar”. Mund të tingëllojë e çuditshme nisur nga tensionet e mëdha mes dy vendeve, por është e vërtetë. Tomislav Perusic është një i ri nga Beogradi i cili prej disa vitesh e ndan jetën e tij mes kryeqytetit serb dhe atij kosovar.

Dashurinë për këtë vend që shihet me aq skepticizëm në vendlindjet e vet, i riu e ka ripohuar se fundi për emisionin: #gjesi në T7.

“Shqiptarët në përgjithësi nuk janë të këqij dhe nuk e kanë për traditë ti bëjnë dëm dikujt”!- tha Perusic.
Perusic studion gjuhën shqipe dhe e ka zgjedhur qëllimisht një degë të tillë sepse sic pohon dhe vetë, ka dashur t’i njohë më mirë shqiptarët. Por nuk e ka pasur të lehtë me përzgjedhjen e bërë; ky vendim i tij i ka sjellë mjaft paragjykime sidomos nga miqtë e koleget, ndërsa ka pasur një mbështetje ngurruese nga familja. E ëma e tij është serbe dhe babai kroato-hungarez.

“Unë vij nga Vojvodina-Subotica dhe atje është rrafshine, nuk ka male dhe për këtë më tërheqin malet e lumenjtë, që ka në Kosovë dhe Serbi, sidomos malet e Sharrit, e Bjeshkët e Nemuna”, vazhdoi Perusic.

I riu nuk është mjaftuar me mësimin e shqipes; ai del hapur si përkrahës i shqiptarëve duke vendosur në dhomën e vet flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. E nisur nga të gjitha këto, nuk është çudi që djaloshi serb e konsideron një fyerje shumë të rëndë deklaratën e kryeministres Ana Brnabic që i quajti shqiptarët e kosovës “njerëz të zbritur nga mali”.

“Ajo ka dashur të tregojë se shqiptarët janë primitiv, por është gabim; unë kam vënë re se janë shumë të qetë, kanë durim, dhe nëse tregon respekt, do te marrësh respekt prej tyre”- përfundoi serbi.


Tomislav Perusic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ebola përhapet me ritme alarmante në Kongo, mbi 2 mijë raste dhe 828 viktima

09:08 / July 17, 2026

SHBA godet Iranin për të gjashtën natë radhazi, përshkallëzohet kriza në Ngushticën e Hormuzit

09:03 / July 17, 2026

Kaos në Paris pas eliminimit të Francës nga Botërori, policia arreston 141 persona pas incidenteve në rrugë

13:40 / July 15, 2026

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

09:17 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.