Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbi/ Vuçiç shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në 25 tetor

17:41 / September 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkroi më 9 shtator dekretet për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 25 tetor.

Qeveria e Serbisë miratoi më 7 shtator propozimin e kryeministrit Gjuro Macut që Vuçiçit t’i kërkohet shpërndarja e Kuvendit, hap i nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Këto do të jenë zgjedhjet e 15-ta parlamentare që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në Serbi dhe të 11-at të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet mbahen pothuajse tre vjet pas zgjedhjeve të mëparshme parlamentare të dhjetorit 2023, të cilat u shoqëruan me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi serioze, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të burimeve publike dhe përfshirje të zyrtarëve shtetërorë në fushatë.

Zgjedhjet lokale të 29 marsit në dhjetë komuna të Serbisë u shoqëruan me incidente dhe prani të policisë në rrugë.

Që atëherë janë miratuar një sërë ndryshimesh ligjore, të cilat përfaqësuesit e pushtetit në Serbi i paraqesin si përgjigje ndaj rekomandimeve të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ndërsa disa organizata vendase vlerësojnë se problemet kryesore nuk janë zgjidhur.

Zgjedhje të jashtëzakonshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët në bllokadë, të cilët për muaj të tërë udhëhoqën protesta kundër Qeverisë serbe. Ata kanë kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Përfaqësuesit e pushtetit kishin paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa Vuçiç kishte deklaruar gjithashtu se do të tërhiqej nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.

Ligji në Serbi parashikon që zgjedhjet parlamentare shpallen nga presidenti i shtetit dhe se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së tyre nuk mund të kalojnë më pak se 45 dhe më shumë se 60 ditë.

25 tetor Kuvendin serbi Vucic Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Përfundon pas 4 orësh, ndërprerja e fluturimeve SHBA-Europë

13:20 / November 14, 2026

Paralajmërimi i BE: Përgatituni të mbijetoni 72 orë, ja çfarë duhet të keni tek çanta e emergjencës

11:20 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.