Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia 1 mijë trupa në Kosovë, reagon Vjosa Osmani: Kërcënim i hapur për agresion ushtarak

15:58 / December 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e masave të sigurisë në veri të Kosovës ka vënë në alarm Beogradin. Pas drejtorit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç deklaroi se po shqyrtohet mundësia e dërgimit të trupave në Kosovë sipas kushteve të rezolutës 12-44 të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi shumë afër dhe besoj se sot presidenti Aleksandar Vuçiç do të japë më shumë informacion rreth takimeve të tij, për të kërkuar kthimin e forcave tona në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së. Sepse KFOR-i nuk po e kryen punën e vet dhe sepse serbët në Kosovë nuk mund të ndihen të sigurt, aty rrezikohet jeta e tyre”, deklaroi Ana Brnabiç.

Sipas Brnabiç, Serbia do vetëm paqe, ndërsa Albin Kurti është ai që kërkon destabilizim.

I menjëhershëm ishte reagimi i Prishtinës zyrtare. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një statusi në rrjetet sociale tha se ka ikur koha e policëve dhe ushtarëve serb në Kosovë.

“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, deklaroi Vjosa Osmani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.