Serbia është paralizuar nga protesta masive e studentëve. Protestuesit kanë filluar të mblidhen para institucioneve qëndrore të Beogradit.
Studentët kanë bërë të ditur se në orën 16:00 do të ketë dy tubime, E para Kuvendit të Serbisë, por edhe te Slavija, ku do të ketë skenë, kor dhe folës. Gazetarët e Danas raportojnë se në qendër janë vendosur pjesëtarë të Xhandarmërisë. Protestuesit i mohojnë këto pretendime
Autoritetet presin që diku midis 60,000 dhe 80,000 protestues të mbërrijnë në kryeqytet, ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç.
Organizatorët thonë se presin shumë më tepër, në mitingjet që pritet të jenë më të mëdhatë që ka parë Serbia në dekada.