Serbia është kthyer në destinacionin turistik më të zgjedhur nga turistët për sezonin pranverë-verë. Duket se një inpakt të madh në këtë fluks turistësh e ka dhe fakti që Serbi ofron vaksinimin falas njëlloj si të popullsisë së saj.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Serbia u mundëson turistëve jo vetëm të vaksinohen por edhe të zgjedhin mes vaksinës së preferuar, Pfizer, Moderna, Sputnik V, AstraZeneca dhe Sinovac.
Sipas mediave ëhstë shumë e thjeshtë për të përfituar vaksinimin në Serbi, mjafto që të aplikohet dhe të plotësohet formulari përkatës në faqen e qeverisë.
Ndërkohë Serbia me 7 milion banorë ka bërë një fushatë masive vaksinimi, duke u bërë vendi i Parë në Ballkan dhe i dyti në Evropë pas Britanisë me një përqindje të lartë të dozave të administruara.
Falë kontratave dypalëshe të përcaktuara paraprakisht me kompanitë farmaceutike, Serbia ka një disponueshmëri kaq të gjerë të dozave, saqë qeveria tashmë kishte dhuruar mijëra doza për shtetet fqinjë në muajt e fundit. Dhe tani ata kanë zgjedhur të ofrojnë ofertë edhe për qytetarët që vijnë nga jashtë