Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pig
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pig

Autoritetet serbe kanë ngritur alarmin pas përhapjes së mëtejshme të etheve afrikane të derrave (ASF), ndërsa raste të reja janë konfirmuar në disa zona të vendit. Ministri i Bujqësisë, Dragan Glamoçiq, bëri të ditur se gjatë dy ditëve të fundit sëmundja është shfaqur edhe në Bezdan, pranë kufirit me Kroacinë, si dhe në Rrethin Jugor të Baçkës, përkatësisht në Zhabal dhe Gospodinci.

Për shkak të situatës, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme veterinare në Rumë, Obrenovac, një pjesë të territorit të Sremska Mitrovicës dhe në Shabac.

Gjatë një mbledhjeje emergjente të zhvilluar në Obrenovac, ministri paralajmëroi se hedhja e pakontrolluar e kafshëve të ngordhura po përkeqëson situatën dhe përbën një rrezik serioz për shëndetin e kafshëve, mjedisin dhe sigurinë sanitare.

“Nuk do të ketë tolerancë për sjellje të papërgjegjshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Çdo shkelje do t’u referohet institucioneve kompetente dhe do të ndëshkohet sipas ligjit”, deklaroi Glamoçiq.

Sipas tij, përhapja e virusit favorizohet kryesisht nga derrat e egër dhe aktiviteti njerëzor. Ai shtoi se niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Danub ka krijuar kushte që derrat e egër ta kalojnë lumin në disa pika, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

Që nga shpërthimi i epidemisë, rreth 28 mijë derra janë asgjësuar ose kanë ngordhur, ndërsa një numri fermash u është ndaluar përkohësisht mbarështimi i derrave për një periudhë njëmujore.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se po forcohet bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ushtrinë, pushtetin vendor, ndërmarrjet publike dhe shërbimet veterinare, me qëllim mobilizimin e të gjitha burimeve njerëzore dhe logjistike për kontrollin e situatës.

Autoritetet u kanë bërë thirrje fermerëve të respektojnë me rigorozitet masat e biosigurisë, të raportojnë menjëherë rastet e dyshuara dhe të zbatojnë procedurat për eutanazimin dhe asgjësimin e sigurt të kafshëve të infektuara, për të frenuar përhapjen e virusit.

Ministri theksoi se ethet afrikane të derrave janë të pranishme në më shumë se 70 vende të botës, përfshirë një numër shtetesh evropiane fqinje me Serbinë, çka e bën të domosdoshëm zbatimin e vazhdueshëm të masave parandaluese.

Ai u kërkoi gjithashtu autoriteteve lokale të mbështesin fermerët me dezinfektantë dhe mjete mbrojtëse, duke kujtuar se çdo fermë ka detyrimin të kryejë dezinfektim të rregullt dhe të respektojë standardet e biosigurisë.

Ethet afrikane të derrave janë një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek derrat e egër dhe ata shtëpiakë. Virusi nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e tyre, por tek derrat shkakton një sëmundje me shkallë vdekshmërie që mund të arrijë deri në 100%, duke sjellë pasoja të rënda ekonomike për sektorin blegtoral.

Serbia Ethet afrikane të derrave ASF Dragan Glamoçiq Bujqësia Epidemi Biosiguria Fermerët Derrat e egër Danubi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.