Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar sërish në lidhje me përplasjet e ndodhura sot në veri të Kosovës.
Peter Petkoviç deklaroi se një grup shqiptarësh kanë shkaktuar provokime duke valvitur flamuj të UÇK-së. Sipas tij qëllimi është që të terrorizohen serbët që jetojnë në këtë zonë.
“Ky incident me motive etnike ka ndodhur në ditën kur Albin Kurti tentoi të kryejë lëvizjet e tij të paligjshme dhe të njëanshme, me të cilat sulmoi drejtpërdrejt serbët në Kosovë. Fatkeqësisht po ndodh ajo për të cilën Zyra për Kosovën paralajmëron çdo ditë, përkatësisht se lëvizjet dhe retorika e njëanshme antiserbe e Kurtit gjeneron drejtpërdrejt sulme ndaj serbëve që jetojnë në jug të Ibrit.
Qëllimi i incidentit të sotëm në Vërbovc është t’i frikësojë dhe t’i shqetësojë serbët në këtë mjedis të përzier, por paraqet edhe kërcënim të rrezikshëm për jetët e mbetura. Derisa serbëve në Kosovë u ndalohet të veshin bluza me mesazhin “Jo dorëzim”, shqiptarët në krahinë po vrapojnë me flamujt e UÇK-së terroriste dhe askush nuk po sanksionohet për këtë”, thuhet në deklaratë.