Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

13:59 / February 14, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7945
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serbia do të rrisë investimet në fushën e mbrojtjes, dhe arsyeja për këtë, sipas presidentit  Aleksandar Vuçiç është shqetësimi i thellë që rrethon aleancën mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Vuçiç e përsëriti edhe një herë për mediat në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih se ende pret sqarime se çfarë arsyesh ka që po ndërtohet një aleancë ushtarake ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Vuçiç paralajmëroi se Beogradi do ta trajtojë këtë zhvillim me seriozitet maksimal.

“Do të marr pjesë në mbledhjen e kolegjiumit të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe do të vizitoj fabrikat e industrisë ushtarake. Serbia do të ndajë fonde shtesë për këtë industri, dhe 30 deri në 40 për qind e prodhimit do të ketë si destinacion nevojat e brendshme”, tha ai.

Marsin e vitit të kaluar, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me synim forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore. Vuçiç menjëherë e cilësoi ujdinë si një aleancë ushtarake me karakter sulmues ndaj serbëve.

Ministrat e mbrojtjes të tri vendeve janë takuar edhe gjatë muajit shkurt për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, ndërsa pas një takimi të gjeneralëve më 11 shkurt u bë e ditur se gjatë këtij viti do të zhvillohet stërvitja e parë e përbashkët.

investimet Kosovë kroaci mbrojtje Serbia Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.