Serena Sula dhe Arjon Luli janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe pritet të bëjnë akoma më shumë bujë me projektin e tyre të rradhës. Serena ka treguar në një intervistë për “Ora Verore”, se ajo dhe Arjoni kanë vendosur të bëjnë një film pornografik.
E pyetur se çfarë mendim kanë prindërit e saj, Serena tregon se ata “janë në stres”.
“Këtu nuk e ka bërë askush. Mendoj se do bëjmë shumë bujë, më shumë se sa jena duke menduar ne tani. Mami, familja është në stres, është normale si çdo prind. Për ne është pak e vështirë kupton, ata si lenë të dalin me tanga nëpër plazhe jo më…”, tha ajo.