Presidenti italian Sergio Mattarella shtë rizgjedhur që të mbajë një tjetër mandat 7-vjeçar si Kreu i Shtetit fqinj. Mediat italiane shkruajnë se Mattarella ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi për postin. Pas gjashtë ditësh votime të shoqëruara dhe me tensione në Romë, 80-vjeçari rezultoi të ishte alternativa më e mirë për tu dhënë fund dhe sherreve politike.
Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por kryeministri Mario Draghi e bindi që të qëndronte për hir të stabilitetit të Italisë.