Sfida e radhës e raundit të kthimit në Champions League për 1/8 e këtij kompeticioni është një moment i rëndësishëm për Sergio Ramos pasi skuadra e tij aktuale, Paris Saint-Germain përballet në Spanjë me Real Madridin në stadiumin që dikur ishte shtëpia e tij, Estadio Santiago Bernabeu.
Që prej datës 30 janar, mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi dhe ndërsa tani vazhdon puna për rikuperimin e plotë.
Momentalisht Pochetino e ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të ,arrë me vete Spanjë për shkak të dëmtimit, por Ramos është i vendosur të bëjë gjithçka që mundet për t’u kthyer në kohë për këtë ndeshje.
Sipas asaj që bën me dije shtypi francez, ish-kapiteni i Real Madridit është tepër i motivuar nga mundësia për të luajtur kundër ish-klubit të tij.
Ramos gjithmonë ka thënë se nuk dorëzohet kurrë dhe kjo ka qenë vendimtare për të pasi dëmtimet kanë pllakosur sezonin e tij të parë në Paris.
Ai nënshkroi për klubin verën e kaluar gjatë kohës që ishte i dëmtuar dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin deri më sot.
