Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili ka thyer arrestin e shtëpisë, e gjatë ndalimit iu gjet dhe një armë pistoletë pa leje.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për vëllain e ish ministrit socialist të Drejtësisë, Arben Isaraj, Altinin.
Ky i fundit u arrestua në tetor të 2018 për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh, por gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie. Për shkak të tij u mendua se Arben Isaraj dha dorëheqjen si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë se në rrugën e Rezervave të Shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të përshkrimit të mjetit kanë ndaluar Isarajin, në makinën e të cilit ishin pasagjerë R.E., 15 vjeç dhe E.E., 27 vjeç, të dy vëllezër.
Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste 48-vjeçarit. Tashmë mbi të krahas akuzave të mëparshme do të rëndojë dhe ajo e Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga një 48-vjeçar për armëmbajtje pa leje i cili ishte dhe me masë sigurie “arrest shtëpie”.
Sekuestrohet armë zjarri pistoletë e municion luftarak.
Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. I., 48 vjeç, banues në Tiranë (me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Në sallën operative ka ardhur telefonatë nga qytetarët se në rrugën e rezervave të shtetit është qëlluar në ajër me armë zjarri nga një mjet. Shërbimet e policisë në bazë të karakteristikave të dhëna kanë bërë ndalimin e mjetit me drejtues shtetasin A. I., dhe pasagjer shtetasit R. E., 15 vjeç dhe E. E., 27 vjeç (vëllezër).
Në mometin e kontrollit policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë e cila i përkiste shtetasit A. I.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Mjetin; një armë zjarri pistoletë; dy krehëra dhe 21 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit A. I., për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 278 dhe 323 të Kodit Penal.
