Pa kaluar 24 orë nga plagosja e dyfishtë e së shtunës, mbrëmjen e sotme në Shkodër është shënuar një tjetër ngjarje kriminale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.
I plagosuri është Mikel Fusha. Ai është plagosur në këmbë. Po sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.
