Greqia është prekur sërish nga tërmetet dhe kësaj radhe epiqendra ka qenë në Kretë.

Sipas mediave greke dhe të dhënave sizmiologjike, lëkundjet kanë qenë 4.5-5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, në afërsi të pjesës jugore të ishullit, në një thellësi prej 75 kilometrash nën tokë.

Greqia ka qenë në qendër të lëkundjeve sizmike këtë verë, pasi në vend janë regjistruar disa tërmete me pasoja të mëdha materiale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here