Servet Pëllumbi, politikani i njohur dhe themeluesi i Partisë Socialiste, ditën e sotme ka festuar 86-vjetorin.
Urimet e socialistëve dhe aktorëve të politikës që bashkëpunuan me të në vite, këtë 14 dhjetor kanë qenë të shumta.
Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit.
