Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sezon i “dështuar” pa asnjë trofe, Allegri shpalos listën e transferimeve

19:17 / May 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 alegri 593
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Massimiliano Allegri me Juventus-in do e mbyllin sezonin pa asnjë trofe. Hera e parë që kjo ndodh në dekadën e fundit.

Të mërkurën në mbrëmje, bardhezinjëve u shpëtoi nga dora edhe shansi i fundit, për të marrë një trofe, Kupën e Italisë. Ata u mundën 4-2 nga Inter-i në kohë shtesë. Dhe po nga Inter-i u mundën në janar në Superkupë.

Bordi drejtues i klubit, si dhe Allegri e kanë të qartë që me grupin aktual është e vështirë të rivalizosh dhe të përpiqesh të fitosh diçka.

Në fund të sezonit priten largime të shumta dhe me peshë nga Juventus-i. Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini i kanë zyrtarizuar largimet.

Në pritje për t’u larguar janë edhe Moise Kean, Alvaro Morata, Federico Bernardeschi dhe Aaron Ramsey.

Por, Allegri i ka të qarta idetë se kë lojtar do në Torino, sipas “Corriere dello Sport”.

Për sulmin me interes ndiqen dy emra. Angel di Maria, i cili përfundon kontratën me PSG-në në verë. Dhe “ëndrra” mbetet, Antony, nga Ajax-i. Braziliani kushton rreth 35 milionë euro.

Në mesfushë ka disa emra me peshë si: Paul Pogba, Frenkie de Jong dhe Sergej Milinkovic-Savic. I pari është transferim i lirë në verë. I dyti kushton 75 milionë euro. Dhe serbi kushton midis 50-60 milionë eurove.

Linja e majtë e mbrojtjes është një pikë e dobët e Juventus-it. Dhe aty, Allegri i ka emrat gati. Destiny Udogie nga Udinese dhe Owen Wijndal nga AZ Alkmaar janë favoritët. David Raum nga Hoffenheim ndiqet gjithashtu.

“Zonja e Vjetër” kërkon me çdo kusht të gjejë trashgimtarin e kapitenit, Chiellini. Tre emra janë shfaqur edhe këtu. Benoit Badiashile nga Monako, Josko Gvardiol nga Leipzig dhe Gleison Bremer nga Torino.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.