Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sezoni turistik, 1700 policë dalin në terren

12:30 / July 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 07 02 at 12.03.17 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit disa ditë më parë prezantoi planin e saj të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, që kanë nisur të zbatohen tashmë në terren.

Tashmë, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në të gjithë territorin e vendit, aty ku janë dhe pikat më të frekuentuara nga turistët janë dislokuar më shumë se 1700 efektivë policie. Objektivi i këtyre masave është siguria e pushuesve si dhe mbarëvajtja e plotë e pa inicidente e sezonit turistik.

Nga dje, shërbimet e Policisë kanë filluar patrullimin me biçikleta në plazhe, për të qenë më pranë pushuesve dhe më fleksibël, me qëllim përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale.

“Ndërkaq, efektivët e Njësisë Policore Detare do të patrullojnë në det, përgjatë gjithë vijës bregdetare, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, deri në përfundim të sezonit. Kjo njësi do të koordinojë veprimet me punonjësit e Policisë me biçikleta nga toka, dhe me punonjës policie të tjerë të caktuar për të monitoruar vijën bregdetare nga toka, me qëllim që për cilindo që do të tentojë të cenojë perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, do të njoftohen patrullat e Njësisë Policore Detare të cilat do të ndërhyjnë për të bllokuar mjetet lundruese dhe për të ndëshkuar pronarët dhe administratorët e tyre, sipas ligjit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, për garantimin e rendit dhe sigurisë në zona malore, janë planifikuar shërbime shtesë të Policisë, në zonat turistike: Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë.

1700 policë sezoni turistik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

09:45 / September 7, 2026

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.