Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Sezoni turistik po shkon 8-12 muaj”, kryetari i bashkisë Sarandë, Çaçi: ”Fish market” një risi këtë vit

16:18 / April 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 145
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni veror po afron, dhe Saranda është një nga qytetet që pret një numër të lartë pushuesish, por edhe pa lënë pas turistët, që çdo vit e më shumë shtohen, edhe pse jo vetëm në muajt e verës. I ftuar në ”Vendin Im” me Edlira Prendin, kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi flet më shumë se çfarë do të ketë ndryshe këtë vit ky qytet turistik. ”Ne sapo kemi filluar disa projekte të tjera siç është një ”Fish market” që duam të bëjmë në Ksamil, sapo kemi një projekt tjetër për rininë, qendër rinore të Sarandës që fillojnë punimet së shpejti dhe do jetë gati në fund të vitit. Kjo tregon që ne nuk fokusohemi vetë për turizmin por dhe për jetën e brendshme të qytetit. Kështu që besoj që afati një periudhë kohore dy vjeccare ne kemi shumë ndryshime në qytet”,-thotë Çaçi.

Pritshmëritë e turizmit

Lexo edhe :

Related Posts

  • ISAI
    Erion Isai konfirmon ambicien për mandatin e tretë si kryebashkiak: Ja çfarë u thashë kur ika nga Top Channel
  • ILIR AVDULLAI
    I riu që sfidon italianët, pica napoletane me aromë Shqipërie: Sjellim festivalin e picave edhe në Tiranë
  • librazhdiiii
    INTERVISTA / Librazhdi me sytë nga turizmi, Kryebashkiaku Disha për “Vendi im”: Ju tregoj projektet për qytetin 
  • Capture 30
    Kreu i bashkisë Prrenjas, Belba: Synimi kryesor është agroturizmi. Duam që fshatrat të ecin me asfalt
  • Capture 81
    Planet e bashkisë së Pustecit, kryetari Kolefski: Nga investimet në zonat për kamper tek hapja e një pike doganore me bashkinë e Prespës
  • Capture 106
    Rilindja e Tropojës, Byberi: Duhet të kalojmë tre kufi për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje Ramës që prona të shkojë tek i zoti

Në hapjen zyrtare do organizojmë një festë ”Saranda Fish Festival”, dhe do mundohemi të sjellim festën e midhjes por duke mos e lënë vetëm me midhjen por me gjithë prodhimet e peshkut ndaj do e quajmë ”Saranda Fish Festival”. Do jenë 5 ditë në fund të majit dhe 2 ditët e para të qershorit. Kjo nuk do të thotë se aty hapet sezoni turistik. Sezoni turistik tani nuk ka nevojë për hapje nga bashkia. Sezoni turistik po shkon 8-12 muaj.

Projektet në Sarandë

Ne sapo kemi filluar disa projekte të tjera siç është një ”Fish market” që duam të bëjmë në Ksamil, sapo kemi një projekt tjetër për rininë, qendër rinore të Sarandës që fillojnë punimet së shpejti dhe do jetë gati në fund të vitit. Kjo tregon që ne nuk fokusohemi vetë për turizmin por dhe për jetën e brendshme të qytetit. Kështu që besoj që afati një periudhë kohore dy vjeccare ne kemi shumë ndryshime në qytet.

Objektivat

Duke u zgjedhur në një qytet turistik fokusi kryesor është turizmi. Duke qenë se dhe unë vij nga bota e turizmit, qëllimi kryesor është që çdo vit ne të kemi më shumë mundësi, më shumë ekonomi për ccdo familje dhe qytetarët e Sarandës dhe të Ksamilit që tu jepet mundësia për të përfituar s amë shumë duke punuar dhe me pak logjikë. Ne po mundohemi ti promovojmë. Promovimi është një nga elementet kryesorë. Bashkia dhe unë si kryetar mundohemi pa fund që të marrim pjesë në promovimin e të gjithë bizneseve kryesore duke qenë se 85 përqind e bizneseve merren me turizmin dhe produktet e saj. Në momentin që ne u japim gjithë bizneseve mundësi që të kenë më shumë të ardhura, atëherë misioni i bashkisë është plotësuar. Kuptohet kjo duke alternuar dhe me investimet në infrastrukturën e turizmit, atëherë do të krijojë atë produktin turistik të cilin do të prodhojë më shumë të ardhura, më shumë burime për çdo familje në qytetin e Sarandës.

Shërbimi

Ekonomia prodhon interes, ekonomia prodhon shërbimet, shërbimi ka ndryshuar jo vetëm në Sarandë por në gjithë Shqipërinë. Çdo vit brezat që rriten dhe edukohen në gjithë zinxhirin edukues, komunikojnë gjuhë të huaja. Është ndihmë e madhe për gjithë sektorin e turizmit. Interesi ekonomik është kryesore, sot paguhen mirë. Duke u paguar mirë jepet dhe mundësia për të shërbyer më mirë. Industria e turizmit është bërë industri e vërtetë, dhe njerëzit gjejnë arsye se pse duhet të investojnë në këtë industri. Çdo vit jemi vetëm me rritje në shërbim, në cilësi dhe në gjithë zinxhirin e produktit turistik që ka qyteti i Sarandës.

edlira prendi Oltion Çaçi Sarandë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Moza që hëngri metafora me lugë floriri

14:16 / July 20, 2025

Mbolli kanabis në parcelën me misër, zbulohet dhe arrestohet kultivuesi, nën hetim gruaja e tij

13:58 / July 20, 2025

Pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kriminal

13:20 / July 20, 2025

Drejtorit të IKMT-së i vendosin kurorë me lule në derën e shtëpisë së prindërve

12:40 / July 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.