Prej ditësh tashmë po shohim postime të njerëzve të famshëm dhe jo vetëm që postojnë në Instagram foto të vetes së tyre në katër versione Linkedin, Facebook, Instagram dhe Tinder.Por çfarë është kjo mani?
Gjithçka lindi pasi këngëtarja Dolly Parton postoi pak ditë më parë foto të vetes së saj në katër versione të rrjeteve sociale e mesa duket kjo është pëlqyer shumë nga të gjithë.
“Merr një grua që mund ti bëjë të gjitha”, shkroi Dolly. Sfida preku njerëz mjaft të njohur që nga Kerry Uashington, Elle DeGeneres, Mily Cyrus etj.
