Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sfida nga Donald Trump: Brenda 24 orësh, i jap fund luftës në Ukrainë

12:29 / March 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2024 po merr formë dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdon përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Trump i cili aspiron të udhëheqë Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka mbajtur një fjalim në qytetin Davenport, ku lufta në Ukrainë ka qenë një nga çështjet kryesore të fjalimit të tij. Trump ka parashikuar një Luftë të Tretë Botërore nëse nuk kthehet në Shtëpinë e Bardhë: “Unë jam i vetmi që mund të bëj këtë premtim: unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore, sepse unë besoj vërtet se do të ketë Luftë të Tretë Botërore”.

Udhëheqësi republikan ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se e ka udhëhequr vendin në një luftë bërthamore “që mund t’i japë fund botës”. Trump ka shkuar më tej dhe ka vënë në dukje se si do të ishte Lufta e Tretë Botërore: “Do të jetë një luftë bërthamore. Pra, kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, ku ne kishim tanke dhe pushkë të ushtrisë dhe ishim duke ndjekur njëri-tjetrin. Ky është një nivel që ndoshta do t’i japë fund botës. Dhe ne kemi njerëz që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

Trump e ka përshkruar momentin aktual gjeopolitik si “më të rrezikshmin” dhe i vjen keq, sipas mendimit të tij, që Biden “e ka çuar Rusinë direkt e në krahët e Kinës”. Në fund, Trump i tha turmës se me të në pushtet, lufta do të përfundonte shpejt: “Menjëherë pasi të fitoj presidencën, do të zgjidh luftën katastrofike mes Rusisë dhe Ukrainës. Më duhen 24 orë, ndoshta edhe më pak”.

Donald Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.