Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sfidat e sigurisë, Bushati: Llojet e konfliktit në rajon dhe mënyra se si mund të adresohen

14:29 / May 4, 20196 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A është Ballkani Perëndimor një rajon në kuptimin politik, ekonomik dhe të sigurisë? Ka qenë kjo tema e diskutimit mbi sfidat e sigurisë në rajon që ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar me studentë e pedagogë të Universitetit “Epoka” në Tiranë.

E duke folur për hartën e konflikteve në Ballkan, ish shefi i diplomacisë shqiptare është ndalur në karakterin e mosmarrëveshjeve në rajon dhe mundësinë se si mund të adresohen.

Sipas tij janë mosmarrëveshje që e kanë origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë, ato që e kanë fillesën nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe e treta subjektiviteti juridiko-ndërkombëtar.

“Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është rasti i Shqipërisë në raport me Greqinë. Ju duhet ta dini që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende ka një ligj lufte në fuqi në Greqi, përkundrejt Shqipërisë. Një ligj lufte që Greqia e vendosi gjatë luftës italo-greke, ndaj Italisë po me efekte dhe për Shqipërinë, një ligj lufte i shfuqizuar pas Luftës së Dytë Botërore përkundrejt Italisë, por i pa shfuqizuar ende ndaj Shqipërisë. Një ligj lufte i cili sjell pasoja juridike në raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizikë dhe juridikë. Origjina e mosmarrëveshjeve historike mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka fillesën pikërisht tek ligji i luftës dhe të gjitha aktet që kanë dalë më pas.
Natyra e dytë, apo mosmarrëveshjet e një kategorie tjetër, janë mosmarrëveshjet që e kanë origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sot e kësaj dite Sllovenia me Kroacinë ende nuk e kanë përmbyllur mosmarrëveshjet që kanë lidhje me çështje kufitare. Kroacia me Malin e Zi gjithashtu, e për të vazhduar më tutje.
Natyra e tretë e konflikteve ka të bëjë me subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar. Kemi rastin e Kosovës që nuk njihet nga Serbia, nuk njihet nga Bosnja-Hercegovina dhe natyrisht Kosova ka një deficit përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, por kemi dhe rastin e Bosnje-Hercegovinës. Pavarësisht se Dejtoni i vuri një lloj kapaku konfliktit të përgjakshëm në Bosnje-Hercegovinë, ende sot e kësaj dite kemi një diskutim shumë të gjerë lidhur me funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe kemi pikëpyetje në lidhje me mjaftueshmërinë e Dejtonit apo me krijimin e mundësive apo hapësirave që Dejtoni do t’i jepte Bosnjes për avancimin në strukturat euroatlantike”, nënvizoi ai.

WhatsApp Image 2019 05 04 at 12.58.29

Për ish-ministrin e Jashtëm është e rëndësishme që këto mosmarrëveshje të mos ngatërrohen me njëra-tjetrën për shkak të natyrave të ndryshme, duke u ndalur konkretisht tek bisedimet Kosovë-Serbi dhe Shqipëri-Greqi.

“Shqipëria dhe Greqia e njohin njëra-tjetrën. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Shqipëria dhe Greqia kanë një protokoll të Firences që përcakton pikën e nisjes se ku palët dhe se si palët mund të bëjnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit, unclos-it, e cila e përcakton qartë metodat që shtetet mund të zgjedhin për të bërë këtë proces. Më pas kombinimi i këtyre metodave në mënyrën se si përzgjidhen këto metoda jep dhe rezultatin final në praktik.
Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk kanë të njëjtën fuqi e peshë përsa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar, dhe çdo lloj procesi që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket delimitimit të kufijve, ndonëse kufijtë tokësorë dhe kufijtë detarë janë të një natyre të ndryshme, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi dy shtetet e njohin njëra-tjetrën, pranojnë që të zbatojnë disa parime të së drejtës ndërkombëtare të cilat janë të njëjta për të dy shtetet. Prandaj është shumë e rëndësishme që kur ne analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kemi parasysh faktet e mirënjohura, qoftë në aspektin historik por dhe ato që na ofron me shumicë e drejta ndërkombëtare”, përfundoi ish- shefi i diplomacisë shqiptare.

Duke iu përgjigjur kureshtjes së studentëve mbi debatin për kufijtë Kosovë-Serbi dhe qëndrimin që duhej të mbajë Shqipëria, ish ministri Bushati tha se zhvillimin e Shqipërisë apo Kosovës nuk e sheh në kurriz të një populli apo një kombi tjetër. Për të, fokusi i gjithë procesit duhet të jetë qytetari europian dhe jo ofrimi i zgjidhjeve të shekullit të 19 si recetë për shekullin e 21.

“Unë bëj pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e shoh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon në kurriz të një populli apo kombi tjetër. Por nga ana tjetër gjëja që më shqetëson më pak nga çdo gjë tjetër është çka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbisë në Ballkan, apo rehabilitimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se ne si Shqipëri na takon të mbajmë një qëndrim parimor përsa i përket kësaj çështje. Këtu ka diplomatë që kanë punuar në shërbim të vendit dhe mund ta dëshmojnë këtë që po them, për politikën shqiptare pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Që kështu nuk besoj se mund të ketë politikanë në Shqipëri të mos respektojë të njëjtën gjë dhe përsa i përket integritetit territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë njeri kurajo në Shqipëri që të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar për 30 vjet me fqinjin tjetër, që është sot Maqedonia e Veriut. Kur thashë që nuk e pres edhe në planin personal që avancimi i Shqipërisë, i Kosovës apo shqiptarëve të jetë në kurriz të Serbisë apo një kombi tjetër, besoj se e ardhmja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Europian, dhe Serbia dhe Kosova kanë se çfarë të diskutojnë me njëri-tjetrin shumëçka. Mund të diskutojnë për të ardhmen e shqiptarëve dhe serbëve, mund të diskutojnë për njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe patentave, mund të diskutojnë për të humburit gjatë luftës, për viktimat e luftës, mund të diskutojnë për çështje të karakterit ekonomik dhe tregtar, mund të diskutojnë për programe të cilat synojnë pajtimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pra, fokusi i gjithë këtij procesi në gjykimin tim duhet të jetë individi, qytetari europian, pavarësisht në rast se është i Kosovës, në rast se është i Serbisë apo nesër pasnesër,i një vendi tjetër dhe jo tendenca për të ofruar zgjidhje të shekullit të 19 si receta për shekullin e 21”.

Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.