Sfungjerët për larjen e enëve përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës, të cilat mund të jenë një mënyrë higjienike më e pranueshme për të larë enët.
Sipas një studimi të ri të kryer nga hulumtuesit në Norvegji, salmonela dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, ndërsa arsyeja është se sfungjerët nuk thahen kurrë gjatë përdorimit të përditshëm.
Edhe pse shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë (për shembull salmonella) mund të përhapen nga sfungjerët në duar, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht mund të shkaktojnë sëmundje te njerëzit.
Ekspertët rekomandojnë zierjen e sfungjerëve të kuzhinës, për të zvogëluar “një pjesë të ngarkesës bakteriale”, por vetëm këto masa nuk janë të mjaftueshme për të parandaluar kontaminimin. Hulumtimi ishte pjesë e një projekti të sigurisë ushqimore të mbështetur nga Bashkimi Evropian.