Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shaban Murseli: Djalin tim e njihnin Rita Ora dhe Dua Lipa. I kthyen të gjithë shpinën pas tragjedisë

23:01 / December 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shaban naim murseli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” ka rikonfirmuar takimin me djalin e tij në burg dhe ka hedhur poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të të birit.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne. Ai ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naimit.

Lexo edhe :

Related Posts

  • curri
    “Naim Murseli lidhje intime me një mashkull”? Pacolli ndaj Currit: Do mbash përgjegjësi për vuajtjet ndaj familjes sime

Pjesë nga intervista:

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

Naim Murseli shaban murseli tragjedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

“Muzg në kopshtin e qershive”/ Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar, duket si një kronikë aktuale

21:59 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.