Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Shaka apo tension? Teoritë konspirative për shuplakën nga Zonja e Parë drejt presidentit Macron

14:27 / May 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 27 132327
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kamera televizive kapi Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron, duke (mbase) goditur në fytyrë bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron. Por kjo nuk është hera e parë që Brigitte Macron gjendet në qendër të vëmendjes. Në javët e fundit, “Elysée” ka ndryshuar strategji dhe ka filluar të kundërshtojë në mënyrë më aktive përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimin online, kryesisht ato që shënjestrojnë Zonjën e Parë.

Prej vitesh Brigitte Macron është përballur me teori konspirative të pabaza, përfshirë një ndër më të çuditshmet: pretendimin se ajo është transgjinore. Sipas kësaj teorie të rreme, ajo ka lindur si mashkull me emrin Jean-Michel Tronier dhe ka bërë tranzicion gjinor në moshën 30-vjeçare. Madje, disa teori thonë se identiteti i saj është “sajuar” nga i vëllai. Kjo histori u bë virale në rrjetet sociale në Francë, çka detyroi Brigitte Macron të ndërmarrë hapa ligjorë. Avokati i saj, Jean Enoch, konfirmoi për agjencinë AFP se procedurat ligjore janë duke vazhduar.Përhapja ndërkombëtare e teorive

Burimet e këtyre dezinformatave dyshohet të jenë profile të ekstremit të djathtë, kundërshtarë të presidentit Macron. Sipas gazetës Libération, gjithçka nisi nga një artikull i botuar nga Natasha Rey në një revistë të ekstremit të djathtë dhe më pas u përhap në një emision në YouTube të njohur për qëndrime të djathta dhe narrativat konspirative.

Një nga “provat” që përmendin teoricienët është një foto e fëmijërisë së Jean-Michel Tronier që ngjan me Brigitte, por duke qenë vëlla e motër, kjo është e kuptueshme. Megjithatë, në shtator, një gjykatë franceze vendosi t’i japë Brigitte Macron një dëmshpërblim prej 8,000 eurosh dhe vëllait të saj 5,000 euro, si viktima të shpifjeve.

Mbështetja nga figura ndërkombëtare pro-Trump

Teoritë nuk mbetën vetëm në Francë. Ato u përvetësuan dhe promovuan edhe nga figura të njohura të krahut të djathtë në SHBA, përfshirë Candace Owens dhe Tucker Carlson, mbështetës të Donald Trump. Owens publikoi një video në YouTube me titullin “A është Zonja e Parë e Francës burrë?”, duke e quajtur këtë një nga “skandalet më të mëdha politike në histori”. Si përfundim, asnjëra nga këto teori nuk është provuar kurrë, duke i kthyer thjesht e vetëm në një narrativë politike me qëllim dezinformimim.

Brigitte Macron France Macron sherr shuplaka Vietnam
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Përleshjet e dhunshme pas fitores së Ligës së Kampionëve, policia franceze arreston 780 tifozë

15:41 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.