Amir Rrahmani nuk kishte mundësi të kontribuonte në dy ndeshjet e para kualifikuese të Kosovës për Katar 2022, ndaj Suedisë dhe Spanjës. Mbrojtësi kishte pësuar një dëmtim me Napolin dhe nuk ia doli të riaftësohej në kohë.
Megjithatë, për trajnerin Bernard Shaland, Rrahmani mund të luante në takimin e dytë me Spanjën, mirëpo në një intervistë për Klan Kosova, zviceriani theksoi se ishte Napoli që nuk e lejoi futbollistin të aktivizohej me Dardanët. “Amir Rrahmani kishte shanse të luante kundër Spanjës, por presioni ishte shumë, shumë i madh nga Napoli. Dhe nëse Napoli i thotë se ‘nëse lëndohesh me Kosovën, do të kesh probleme me klubin. Nuk dyshoj se ai dëshironte të luajë këtë ndeshje. Të gjithë Muriqi, Rashica të gjithë donin të luajnë”, u shpreh Shaland.
