Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Shalqi dhe kastravec, benefitet e shkëlqyera të kësaj pijeje

09:24 / August 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7904
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I stinës dhe plot shije, shalqiun mund ta gjeni kudo në treg me çmim të ulët. Ky frut i pasur me vlera ushqyese, vetitë e tij i shtrin deri tek lëkura duke e bërë atë të rrëzëllejë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit dhe lëkurës.

Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Duke përfituar nga rasti që ndodhet në treg ju sugjerojmë ta zgjeroni përdorimin e tij edhe në pijet që konsumoni. AgroWeb.org ju këshillon që të provoni kombinimin e përkryer dhe antinflamator për lëkurëm atë me shalqi dhe kastravec.

Një burim i mirë vitamine C shumë të nevojshme jo vetëm për lëkurë të mirë, por edhe për mbrojtjen e mirë të organizmit. Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij lëngu që do t’ju ndryshojë lëkurën në shumë pak kohë.

Përbërësit

120 ml ujë i fteskët

Gjysmë kastraveci

150 gr shalqi

2 lugë gjelle fara chia

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij lëngu AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni përbërës sa më të freskët e t’i pastroni ata si zakonisht me ujë të bollshëm.

Prijini në copa të vogla dhe hidhini në një mikser si fillim ujin, kastravecin dhe shalqiun.
Përzieni mirë derisa e gjithë masa të jetë shkrirë e në fund shtoni farat chia dhe trazoni edhe një herë të fundit me shpejtësi minimale.

Duke i lënë ato të fryhen 5-10 minuta tek lëngu.

Më pas hidheni lëngun në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe akull bë fund apo teksa e përgatisni tek mikseri.

Mund ta konsumoni çdo mëngjes apo përgjatë ditës si një mënyrë për tu freskuar./AgroWeb.org

kastravec shalqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.