Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shans për shqiptarët?/ Ja kush janë shtetet që ofrojnë pasaporta përkundrejt 100 mijë dollarëve

11:10 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporte 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre kryeministra dolën në skenën e një konference të organizuar në një hotel me pesë yje në Londër për të ofruar “pasaporta të arta” dhe shtetësi për njerëzit e pasur me kusht që ata të investojnë mijëra dollarë në këto vende.

Allen Chastanet, kryeministër i shtetit të vogël të Shën Lucias, tha para 300 personave të pasur dhe këshilltarëve të tyre se misioni ekonomik i vendit të tij është që t’ua ofrojë atyre një vend të rehatshëm për të jetuar.

Ai premtoi se do t’ua japë shtetësinë e vendit të tij brenda tre muajve të gjithë personave që i dhurojnë 100 mijë dollarë për fondin ekonomik kombëtar. Kështu, ata do të pajiseshin me një pasaportë me të cilën mund të udhëtojnë pa viza në 145 shtete, përfshirë Britaninë e Madhe, vendet e BE-së dhe Singaporin.

Në këtë konferencë shitje të pasaportave ofruan edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, një ministër i Maltës, një ambasador i Antiguas dhe Barbudas dhe disa përfaqësues nga Qiproja.

Megjithatë, Vera Jourova, nënpresidente në ardhje e Komisionit Evropian, paralajmëroi se këto oferta nuk janë plotësisht të sigurta. “Skemat e shtetësisë i ngritin disa shqetësime. Dhurimi i shtetësisë paraqet rrezik serioz për sigurinë, sepse ua ofron përfituesve të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe ua mundëson atyre lëvizjen e lirë në territorin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Qiproja, që kërkon investime prej së paku 2 milionë eurosh në këmbim të pasaportës, ia dha shtetësinë Jho Low-it, biznesmen nga Malajzia që dyshohet për mashtrim në një skandal të madh financiar në vendin e tij, shkruan “The Guardian”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB-së: Një grua kalibri

21:39 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.