Ekipi i kombëtares së Shqipërisë bëri një prezantim dinjitoz mbrëmë në Çeki, ku mori barazim 1-1, me një eurogol të Bajramit. Momentalisht klasifikimi na rendit në vendin e dytë në grup, një pikë me shumë se Polonia e Levandovskit, ndaj këtë dielë Shqipëria ka shansin e kualifikimit pasi ka përballë në Tiranë, pikërisht Poloninë.
Nëse Shqipëria merr të paktën një pikë me Poloninë jemi në lojë pasi kemi edhe dy ndeshje brenda në Tiranë, një me Ishujt Farao dhe presim Çekinë. Por shkojmë dhe në Moldavi.
Nëse këtë të dielë fitojmë ndaj Polonisë ekipi ynë shkon plus 4 pikë me shumë se konkurrentja jonë në grup, pra Polonia. Dhe me pas shikojmë nga Gjermania ku do të zhvillohet Europiani.
Një matematikë e thjeshtë thotë se po fituam sonte, pra plus 4 pikë. Me ishujt Faraoe në Tiranë fitore e sigurtë, me Çekinë në Tiranë e sigurt një pikë dhe me Moldavinë në transfertë shpresohet minimumi një pikë. Por nëse të dielën humbasim me ekipin polak shanset pakësohen, ndaj kjo e dielë do të shkruajë historinë.

