Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shantazhonin një 17-vjeçare, arrestohet çifti në Dibër

12:47 / October 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia Diber11 770x358 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dibër/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Arrestohet çifti i të rinjve ( burrë e grua ) dhe një 17-vjecare, të cilët shantazhonin një shtetase 17-vjeçe, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Sekuestrohen shuma parash dhe 4 celularë.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

shantazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.