Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA: Dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet në 2024 me njohje reciproke

14:19 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosovo Military Police in Banjska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllet me njohje reciproke gjatë vitit 2024. Kjo është konfirmuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë mesazhit për festat e fundvitit. Diplomati i presidentit Biden risolli në vëmendje marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit duke bërë thirrje për implementimin e plotë të tyre.

“Në vitin 2024, shpresojmë të shohim përparim të vërtetë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj, përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përfundimisht, ky proces i normalizimit përmbyllet me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, përderisa të dyja vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA në Kosovë.

Në mesazhin e tij, ambasadori amerikan thotë se gjatë vitit 2023 Kosova dhe Shtetet e Bashkuara përjetuan së bashku momente të vështira, ndërsa nënvizon se partneriteti dhe miqësia mes vendeve mbeten shumë të forta. Hovenier mes tjerash përmendi disa prej sukseseve të arritura me qeverinë e Albin Kurtit dhe shtyrjen përpara të tri qëllimeve kryesore të Uashingtonit për Kosovën si avancimi në integrimet euroatlantike, përforcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Kosovo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.