Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“SHBA do kthejë në Kosovë afganë të lidhur me talebanët”, reagon ambasada amerikane

19:43 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sot pritet te arrije ne Kosove grupi i dyte i 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada amerikane në Kosovë, përkatësisht Sektori për Diplomaci Publike, ka hedhur poshtë lajmin e prestigjiozes ‘NBC News’, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kthejnë në Kosovë afganët e dyshimtë që dyshohet se kanë lidhje me talibanët ose grupe të tjera terroriste.

Kjo ambasadë, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, teksa ka bërë me dije se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka një numër të kufizuar qytetarësh afganë që do strehohen përkohësisht.

“Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Ambasada shton se Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohje ndaj Kosovës që ka pranuar të strehojë përkohësisht afganët.

“Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

NBC News ka raportuar me burime gjatë ditës së djeshme se dy afganë do të kthehen në Kosovë, pasi SHBA-ja ka dyshuar se mund të kenë lidhje me grupe terroriste

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.