Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA e fut në listën e zezë për korrupsion, zv/presidenti i Paraguajit merr vendimin e papritur

21:01 / August 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zv.presidenti paraguaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëspresidenti i Paraguajit Hugo Velazquez të premten tha se do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqej nga gara për presidencën, pasi Shtetet e Bashkuara e përcaktuan për korrupsion domethënës, duke e shpallur person të padëshiruar.

Zoti Velazquez e mohoi akuzën, por tha se, për të “mbrojtur” partinë e tij, ai do të paraqiste dorëheqjen javën e ardhshme.

“Flas me qetësi sepse nuk e kam bërë atë për të cilën më akuzojnë”, tha ai për radion lokale Monumental. “Po flas me ndërgjegje të pastër”.

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi zotin Velazquez më herët të premten për përfshirje në akte korrupsioni domethënës. Në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken thuhet se bashkëpunëtori i zotit Velazquez, Juan Carlos Duarte i kishte ofruar ryshfet një zyrtari publik paraguaian për të “penguar një hetim që kërcënonte nënpresidentin dhe interesat e tij financiare”.

Ryshfeti i ofruar ishte mbi 1 milion dollarë, tha në një deklaratë ambasadori amerikan në Paraguaj Marc Ostfield. Juan Carlos Duarte tha se kishte dhënë dorëheqjen dhe do të bashkëpunonte me autoritetet, por nuk komentoi drejtpërdrejt mbi akuzat.

“Jam i befasuar. Do të vihem në dispozicion për informacionin përkatës që kërkojnë”, tha ai për agjencinë Reuters, duke shtuar se kishte dhënë dorëheqjen sepse “kam një pozicion publik dhe më duhet të nderoj institucionet”.

Familjarët e ngushtë të zotërinjve Velazquez dhe Duarte ishin gjithashtu në listën e sekretarit Blinken.

Departamenti i Shtetit në korrik akuzoi ish-presidentin e Paraguajit Horacio Cartes për “korrupsion madhor” dhe pengimin e një hetimi penal ndërkufitar. Ai i hodhi poshtë akuzat në atë kohë si “të pabaza dhe të padrejta.”

korrupsion paraguaj SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.