Ish- komandanti i Focave Detare Artur Meçollari, ka komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku mbetën të vrarë një polic dhe tre sulmues.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se i gjithë faktori ndërkombëtar i ka dhënë legjitimitet të plotë ndërhyrjes së policisë së Kosovës.
Më tej ai analizoi dhe mos ndërhyrjen e KFOR gjatë kohës që ndodhi sulmi .
“I gjithë faktori ndërkombëtar i ka dhënë legjitimitet të plotë ndërhyrjes së policisë së Kosovës. Në vlerësimin e situatës më i ashpër ka qenë ambasadori amerikan që e ka konsideruar sulm të armatosur të orkestruar. Pavarësisht se KFOR ka juridiksion, kuptohet se në rast se policia e Kosovës është në gjendje të kontrolloj situatën, KFOR mbase e ka parë të arsyeshme të mos e eskalojë situatën, të mbajë në kontroll dhe të zhvillohet një situatë normale. Ky është një akt i mirëfilltë terrorist” -tha Meçollari.