Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA, Gjykata e Lartë vendos njëzëri për të mbrojtur të drejtën e përdorimit të ilaçit të abortit

21:29 / June 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abort
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi njëzëri të enjten për të ruajtur qasjen tek ilaçi “mifepristone”, një pilulë që përdoret për t’i dhënë fund shtatzënisë. Ilaçi është përdorur në gati dy të tretat e të gjitha aborteve në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Ky është vendimi i parë i Gjykatës së Lartë për abortin që kur anëtarët e saj konservatorë rrëzuan ligjin ‘Roe kundër Wade’ dy vjet më parë, i cili në vitin 1973 e bëri të ligjshëm abortin në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Çështja e abortit tani është kompetencë e shteteve, një pjesë e të cilave kanë vënë kufizime të forta ndaj abortit.

Gjykatësit vendosën që kundërshtarëve të abortit u mungonte e drejta ligjore për të paditur Administratën Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve për vendimin e saj për të miratuar përdorimin e ilaçit mifepristone dhe veprimet e mëvonshme të saj për të lehtësuar qasjen në të.

Gjykatësi Brett Kavanaugh tha në vendimin e shkruar të gjykatës se “gjykatat federale janë institucioni i gabuar për të trajtuar shqetësimet e paditësve në lidhje me vendimet e Administratës Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve”. Zoti Kavanaugh ishte pjesë e shumicës, që vendosi për të përmbysur ligjin ‘Roe kundër Wade’.

Kjo padi kërcënonte të kufizonte qasjen tek ilaçi mifepristone në të gjithë vendin, përfshirë në shtetet ku aborti vazhdon të jetë i ligjshëm.

Ligjvënësit demokratë e përshëndetën vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e konsideruar atë një fitore të madhe për të drejtat riprodhuese, por paralajmëruan se sulmet ndaj të drejtës për abort nga homologët e tyre konservatorë nuk kanë përfunduar.

“Ky vendim nuk e ndryshon faktin që miliona gra amerikane jetojnë sot në shtete ku aborti është i ndaluar për shkak të Donald Trumpit”, tha nënpresidentja Harris pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shtetetve të Bashkuara të enjten.

aborti gjykata e larte SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.