Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve

22:59 / March 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës që disa muaj, teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan.

Shtëpia e Bardhë ka shqyrtuar mundësi të shumta për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, pasi ndihma paraprake prej Kongresit i është dërguar në tërësi Kievit, në dhjetor të vitit të kaluar.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u ka thënë gazetarëve më 12 mars se fondet do të nisen prej Pentagonit, i cili ka kursyer para prej kontratave.

Ndihma në vlerë të 300 milionë dollarëve është ndarë prej buxhetit gati 840 miliardë dollarësh të Pentagonit.

Sullivan kanë thënë se fondet do të përdoren për të dërguar artileri dhe municione për sistemet raketore amerikane HIMARS në Ukrainë. Ai ka thënë se ndihma do t’i ndihmojë ushtrisë vetëm për disa javë.

Rusia i ka ashpërsuar sulmet në vijën e frontit, teksa ushtria ukrainase përballet me mungesë të municioneve dhe raketave.

Shtetet e Bashkuara prej të cilave Ukraina ka pranuar më së shumti ndihmë ushtarake në dy vjetët e fundit nuk kanë munduar të dërgojnë ndihmë të re për shkak të bllokadës në Kongres.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke e mbajtur pezull një paketë të shpenzimeve që parasheh ndarjen e 60 miliardë dollarëve si ndihmë për Ukrainën, dhe pjesa më e madhe është për ndihmë ushtarake.

Zyrtarët amerikanë të inteligjencës i kanë thënë një ditë më parë Kongresit që nëse Shtetet e Bashkuara nuk dërgojnë shpejt ndihmë në Ukrainë, atëherë forcat ukrainase do të kenë vështirësi që të pengojnë përparimin e Rusisë.

ndihma SHBA ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.