Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

SHBA-ja nis miliona vaksina drejt vendeve tjera

10:12 / July 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jen Psaki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë nisur 22 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në shtetet tjera këtë javë, teksa një sondazh ka treguar se shumica e amerikanëve të pavaksinuar, kanë thënë se nuk duan të imunizohen.

Të 22 milionë dozat janë dërguar në 23 shtete, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki më 23 korrik. Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera, ka shtuar ajo.

Shtetet e Bashkuara “janë duke dhënë donacion më shumë vaksina sesa secili vend tjetër”, sipas Psakit. Megjithatë, ende ekziston hapësirë e konsiderueshme në sasinë e vaksinave që kanë vendet e pasura kundrejt atyre që janë të varfra.

Sondazhin me personat e pavaksinuar në SHBA, e ka realizuar Associated Press dhe Qendra kërkimorë NORC. Ato kanë gjetur se 35 për qind e të rriturve, që nuk kanë marrë vaksina, kanë thënë se me siguri nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, dhe 45 për qind kanë thënë se janë të bindur që nuk do të imunizohen.

Shumica prej tyre kanë thënë se dyshojnë se vaksina funksionon kundër variant Delta, pavarësisht të dhënave se vaksinat janë tejet efektive kundër tij. Gjetjet kanë vënë në pah sfidat me të cilat përballet sistemi shëndetësor dhe Qeveria, teksa rritet numri i të infektuarave në gati të gjitha rajonet e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen, duke thënë se koronavirusi tani është pandemi në mesin e të pavaksinuarve. Në nivel kombëtar, 56 për qind e popullsisë amerikane ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Varianti tejet ngjitës Delta, ka rritur numrin e të infektuarve me koronaviurus këtë javë në nivel global. Numri total i të infektuarve ka rritur në 193 milionë, ndërsa i viktimave në 4.1 milionë./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026

Ish-kancelari Osborne: Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me bashkimin doganor të BE-së dhe të nxisë tregtinë

16:40 / September 13, 2026

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 9 shtëpi për të mbjelle kanabis

16:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.