Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-ja pritet të ndalojë fluturimet e pasagjerëve nga Kina

22:18 / June 3, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palmeiras avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara pritet të ndalojnë fluturimet për pasagjerë nga Kina prej 16 qershorit, duke shënuar kështu hapin e fundit të rritjes së tensioneve në mes të dy ekonomive gjigante.

Departamenti i Transportit ka thënë se është duke ndëshkuar Pekinin që nuk ka lejuar realizimin e fluturimeve amerikane në Kinë, pas pandemisë me koronavirusin e ri. Në javët e fundit, të dyja këto shtete kanë shprehur mospajtime në çështjen e pandemisë si dhe rreth politikave të Kinës në Hong Kong.

Mirëpo Uashingtoni ka thënë se do të vazhdojë të “angazhohet” në çështjen e udhëtimit ajror.

Urdhri i Departamentit amerikan të Transportit do të zbatohet për katër linja ajrore: Air China, China Eastern Airlines, China Southern Airlines dhe Hainan Airlines. Për t’u zbatuar, këtë vendim duhet ta miratojë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, derisa në javët e fundit ka kritikuar këtë shtet edhe për menaxhimin e krizës me koronavirus, si dhe protestat në Hong Kong.

Ambasada kineze në Uashington nuk ka komentuar këtë vendim.

Pekini ka thënë në të kaluarën se kundërshton cilindo vendim që lidhet me kufizime të udhëtimit ajror.

fluturimet Kina ndaloje pritet SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

10:19 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.